Aktori Bujar Kapexhiu tha në “Now” se në këngët sot po humbet ajo që është shqiptare.
“Të flasim në mënyrë modeste, të respektojmë edhe ata të cilët kanë punuar,” – u shpreh Kapexhiu.
Në revoltën e tij ai përmendi dhe rrymat muzikore të cilat kanë dalë së fundmi dhe ngriti pyetjen a duhet të jenë prezentë.
Debati në studio i referohej Festivalit të Këngës, sa po e ruan ai autencitetin dhe janë këngët e prodhuara të denja për një përfaqësim ndërkombëtar.