Në një emision televiziv, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se po shqyrton një moratorium për ndalimin e ndërtimeve në Tiranë.
Ai tha se nuk mundet që para zyrës së kryetarit të bashkisë të Tiranës të ngrihet një kullë me 7 kate pa leje dhe kryetari nuk di gjë.
Këlliçi: Jam duke shqyrtuar një moratorium për 6 muaj apo një vit derisa të behët një audit i lejeve të ndërtimit që janë dhënë në Tiranë. Nuk mundet që para zyrës së kryetarit të bashkisë të ketë një kullë me 7 kate pa leje dhe kryetari nuk di gjë. Nuk mund ta besojë njeri këtë.
Lejet frenohen sepse nëse bëhet një audit i plotë i lejeve, dhe nëse është shkelur leja stopohet leja. Nëse procedurat ligjore janë të ligjshme, unë nuk jam kamikaz dhe ta godas sikurse e bën bashkia dhe qeveria. Bashkia jep leje për kulla, sepse i miraton.