osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave

Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave

Nga Mero Baze

 Nuk hyj tek adhuruesit e Presidentit Erdogan. Ndoshta në shtypin shqiptar dhe ndërkombëtar jam zëri më kritik kundër tij.

Nuk jam dakord me asgjë politike të tij, me autoritarizmin, dërrmimin e republikanizmit në Turqi, luftën e hapur ndaj elitave intelektuale, dominimin me Anadollin, përmes votes së fshehtë të islamit politik dhe natyrisht korrupsionit institucional që mbartet tek rrethi i ngushtë i biznesit të tij, si dhe disa tolerime politike që i janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri kërkesave të tij.

Është po aq e vërtetë, se i po synon të rris influencën e tij në Ballkan, në Shqipëri në Maqedoni në Serbi dhe Kosovë.

Biles në vendet sllave si Serbia edhe me më shumë para. Ky është objektivi I tij.

Por përpjekja më e fundit e opozitës shqiptare që të paraqes erdoganizmin si rrezik për integrimin në Evropë është qesharake.

Nga sulmet e fundit të shtypit të opozitës dhe politikanëve të saj, duket se Erdogani po dublon imazhin e drogës në Shqipëri.

Pasi e kriminalizuan Shqipërinë sikur të ishte Kolumbia e Evropës, pasi nuk hoqën për 24 orë nga goja fjalët drogë dhe kriminelë, tashmë kur Evropa po jep sinjale pozitive për negociatat, duket se opozita shqiptare po hedh bombën e fundit tymuese që i ka mbetur. Dhe kjo është “Republika erdoganiste e Shqipërisë”.

Shkrime anonime të Sali berishës dhe rrethitë të njerëzve të tij, po përpiqen të krijojnë idenë e një kolonie turke në Shqipëri, e cila këtë javë po zëvendëson koloninë kolumbiane të drogës.

Dështimi i skenarit me Babalen dhe dështimi I frymës së protestës së opozitës, duket se I ka krijuar opozitës një ide të re të rrezikshme për vendin, që është baltosja si republikë erdoganiste.

E pash dhe intervistën e Edi Ramës tek Francë 24, kur përpiqet të justifikoj investimet e pavërteta turke të deklaruara nga Erdogani në Shqipëri, në rreth 3 miliardë euro.

Duket se dhe ai është i kompleksuar nga kjo gënjeshtër.

E vërteta është se Shqipëria e Sali Berishës i dha Erdoganit, bile rrethit familjar të tij  Telekomin, dhe hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë pa asnjë lek, duek shkëmbyer ndere “tvsh”-je pë të dhe familjen e  tij, përfshi dhe xhaminë osmane në qendër të Tiranës, e cila zëvendësoi projektin modern të Edi Ramës pranë Biblotekës kombëtare, por nuk mendoj se problemi I investimeve turke qëndron këtu.

I vetmi problem real me invsetimet turke në Shqipëri është që ato duhet të vijnë si investime konkurente të një tregu të lirë dhe jo si klientelë e Erdoganit, sic i ka sjell Berisha.

Për të tjerat nuk ka asnjë problem.

Por ideja se tani propagandimi i një republike erdoganiste në Perëndim do na pengoj negociatat është banale. Aq më tepër që kjo bëhet nga një parti politike, që e ka ul këmbëkryq në mënyrë korruptive dhe klienteliste Erdoganin në Tiranë.

Ideja se republika erdoganiste do të jetë shpëtimi i ri i opozitës që Shqipëria të mbetet pa negociata, është vetëm një shenjë dëshpërimi dhe një sinjal se ish presidenti që na futi pa na pyetur në Konferencën islamike, që instaloi në Shqipëri Al Kaedën, që pajisi me shtetësi shqiptare vëllain e numrit 1 të Al Kaedës dhe që është në listat e zeza të Uashingtonit për mos bashkëpunim kundër Al Kaedës, tani po përpiqet të sulmojë Shqipërinë si republikë erdoganiste me shpresë se shqiptarët do kthejnë sytë nga ai.

Tamam edepsëz! Sic mund të thoshte Erdogani në këtë rast.