Në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, e ftuar speciale ka qenë aktorja Margarita Xhepa, e cila në një interpretim të veçantë ka dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës s grave.
Ajo ka zgjedhur të tregojë në skenë një histori të vërtetë të një bashkëmoshatareje të saj.
“Jam këtu për të treguar historinë e dhimbshme të një bashkëkohëseje, emrin nuk ka më rëndësi. Mbiemri, tërë jetën kam mbajtur mbiemrin e tij dhe timin e harrova fare, mosha e ikjes 83 vjeçe. Po motivi, doja të ikja në azil të pushoja e qetë këto ditë që kanë mbetur.
Jemi rritur me idenë se burri ka gjithmonë të drejtë, më martuan me një përbindësh dhe nuk e kuptova asnjëherë. Ai rrinte pranë zjarrit dhe pinte duhan dhe nuk e vura re kur rrëmbeu karrigen dhe ma ngjeshi kokës. I thashë vetes rri urtë, ti e di si janë burrat, në fakt nuk kishte faj sepse unë kisha bërë një gabim, kisha harruar të ndaja qepën nga salca sepse ai nuk e do qepën, nuk ia treste stomaku.
Megjithatë karrigia kokës funksionoi se unë që në atë moment nuk e harroja kurrë qepën. Jetova me një përbindësh dhe nuk e kuptova.
Mos e bëj nervoz thoshin se ti e di si janë burrat, sa herë nuk numërohen rastet e gjakosur kam ikur në spital dhe gotën e ujit a ka hedhur në fytyre. Policia nuk bënte asgjë, ku të shkoja. Duke menduar se koha po ndryshon vendosa të shkoj në azil dhe atje të vdes e qetë, ai kur dëgjoi fjalën azil u ngrit hapi arkën mori kallashnikovi edhe 3 herë pam pam pam, nuk u desh më shumë, shpëtova dhe nga grushtet dhe tani jam e lirë.
Nuk ishte puna se ishte përbindësh, se kishte dhe hallin e qepës, s’kishte faj. Policia tani erdhi me vrap, numëroi gëzhojat një për një dhe harron që gratë si unë ka akoma gjallë.
Kur dëgjoj dhunën ndaj grave shqetësohem si grua, si gjyshe. Kam lexuar se një në 3 gra dhunohet nga një grua dhe vritet nga dora e një burri që I ka thënë se e dashuron. Grua kurrë mos hesht dhe kundërshto. Gjithmonë kundërshto”, u shpreh zonja Xhepa.
Në fund të performancës, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë me duartrokitje e ovacione, për të nderuar artisten.