Pak ditë pas intervistës me deklarata dhe akuza të forta ndaj prokurorit te çështjes, së babait të Marvit, Pavllo Mihalit, me angazhimin e kryeprokurores Arta Marku, u plotësua kërkesa e tij për ndryshimin e prokurorit te çështjes që kishte në hetim vrasesit e te birit.
Ndërkohë “Panorama” mëson se prokurori i ri Gjergj Tako riformuloi akuzën “për vrasje ne bashkëpunim” dhe jo “moskallezim krimi”.
Sakaq, Gjykata e Tiranës sot ka ndryshuar akuzat për tre personat që u arrestuan e me pas u lanë të lire, në gjyqin për vrasjen e te riut Marvi Mihali, për një karikues telefoni.
Në një prononcim për mediat, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka deklaruar: “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.
Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017, edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të.
Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la të lirë tre prej të akuzuarve qe ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, te Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.
Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Nderkohe qe i ati, shpertheu ne akuza te fora ndaj prokurorit, per lirimin e vrasesve te te birit, duke bere edhe një padi.