Në komisionin e ligjeve, sot opozita nuk u largua, por ndoqi punimet duke vepruar si gjithmonë, duke dalë jashtë tematikës së mbledhjes. Duke mos pranuar devijimin e diskutimeve, kryetari i Komisioni të Ligjeve, debatoi me deputetët e opozitës. Por, Fatmir Mediu i habiti të gjithë kur deklaroi, se futja në “NATO”, ishte meritë e “Reformave të bëra nga ai dhe qeveria Berisha”! Kjo ishte një tallje dhe fyrje për 26 viktimat e Gërdecit.
Dihet nga çdo shqiptarë, se anëtarësimi në “NATO”, liberalizimi i vizave, Sttrusi Kandidat dhe fillimi i negociatave për Anëtarsimin në BE, nuk janë meritë e asnjë pale politike, që ikën e vjen në karrigen e pushtetit. Këto element janë programe afatgjata të Europës së Bashkuar, për të përfshirë në gjirin e saj Europën e mbetur akoma jashtë, Ballkanin Perëndimor. Për sa i përket anëtarsimit në NATO, qeveritë e Sali Berishës, na lanë shumë vite larg. Anëtarsimi në NATO, ka filluar si negocim që në vitin 1994, kur Alfred Moisiu u zgjodh President i shoqatës së Atlantikut. Në vitin 1997, kur Shqipëria ishte gati për të nënshkruar kanditaturën e saj në NATO, Sali Berisha shkërmoqi shtetin dhe ushtrinë, duke na kthyer vite pas.
U deshën tetë vjet reforma, për krijimin i ushtrisë dhe shkatërrimin e armatimeve, që kishin mbetur “rrugëve pa zot”, ose në duart e qytetarëve, që të arrinim aty ku ishim para Marsit ’97. Por qeveria e babëzisë dhe e krimit, që u rrëzua me revoltë popullore, çuditërisht me ndihmën e Fatos Nanos, u kthye në pushtet.
Duke shkelur ligjet ndërkombëtare, ashtu siç ishte mësuar me shkeljen e embargos ndaj Serbisë, filloi tregëtimin e armëve kineze, biznes ky i familjes Berisha dhe i ushtarëve të tyre, Fatmir Mediu me shokë. Shpërthimi në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë, i vunë një damkë tjetër shtetit Shqiptarë, por bashkëpunimi midis forcave politike dhe ndihma e madhe ushtarake e partnerëve Euroatlantik, nuk na kushtoi aq shumë, sa tragjedia e parë… humbëm 1 vit nga anëtarësimi i pritshëm.
Ndaj, nuk e dimë se çfarë reformash ka bërë Mediu, kur qeveria ku ai ka vite që kap ndonjë karrige, ka bërë vetëm dy reforma ushtarake: Hapjen e depove të armatimit dhe shkërmoqjen e shtetit me shkërmoqjen e ushtrisë dhe shpërthimin më të bujshëm ndër vendet e NATO-s, që i kushtoi miliona dollarë dëm vendit dhe humbjen e 26 jetëve të pafajshme.
Kjo, ishte vepra më e rëndë kriminale e një qeverie në pushtet, ku “reformatori” kryesor ishte Fatmir Mediu, një i akuzuar për këtë vepër penale, por i pa ndëshkuar kurrë, falë mbrojtjes së tutorit të tij Sali Berisha./Ekskluzive.al