Në komisionin e ligjeve, sot opozita nuk u largua, por ndoqi punimet duke vepruar si gjithmonë, duke dalë jashtë tematikës së mbledhjes. Duke mos pranuar devijimin e diskutimeve, kryetari i Komisioni të ligjeve, debatoi me deputetët e opozitës. Por, Fatmir Mediu i habiti të gjithë kur deklaroi se futja në NATO ishte si meritë e “Reformave të bëra nga ai dhe qeveria Berisha”.
Kjo ishte një tallje dhe fyrje për 26 viktimat e Gërdecit.
Dihet nga çdo shqiptarë, se antarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, Stausi i Kandidatit dhe fillimi i negociatve për Antarsimin në BE, nuk janë meritë e asnjë pale politike, që ikën e vjenë në karrigen e pushtetit. Këto element janë programe afatgjata të Europës së Bashkuar, për të përfshirë në gjirin e saj Euopën e mbetur akoma jashtë, Ballkanin Përëndimor. Për sa i përket antarsimit në NATO, qeveritë e Sali Berishës na lanë shumë vite larg. Anëtarsimi në NATO ka filluar si negocim që në vitin 1994, kur Alfred Moisiu u zgjodh President i shoqatës ë Atlantikut. Në vitin 1997 kur Shqipëria ishte gati për të nënshkruar kanditaturën e saj në NATO, Sali Berisha shkërmoqi shtetin dhe ushtrinë, duke na kthyer vite pas.
U deshën tetë vjet reforma, për krijimin i ushtrisë dhe shkatërrimin i armatimeve, që kishin mbetur rrugëve pa zot,, ose në duarët e qytetarëve që të arrinim aty ku ishim para Marsit ’97. Por qeveria e babzisë dhe e krimit, që u rrëzua me revoltë popullore, çuditërisht me ndihmën e Fatos Nanos, u kthye në pushtet. Duke shkelur ligjet ndërkombëtare, ashtu siç ishte mësuar me shkeljen e embargos ndaj Serbisë filloi tregëtimin e armëve kineze, biznes ky i familjes Berisha dhe i ushtarëve të tyre, Fatmir Mediu me shokë. Shpërthimi në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë, i vunë një damkë tjetër shteti Shqiptarë, por bashkëpunimi midis forcave politik dhe ndihma e madhe ushtarake e partnerve Euroatllantik, nuk na kushtoi aq shumë sa tragjedia e parë… humbëm 1 vit nga anëatrsimi i pritshëm.
Ndaj, nuk e dimëse çfarë reformash ka bërë Mediu, kur qeveria ku ai ka vite që kap ndonjë karrige, ka bërë vetëm dy reforma ushtarake: Hapjen e depove të armatimit dhe shkërmoqjen e e shtetit me shkërmoqjen e ushtrisë dhe shpërthimin më të bujshëm ndër vendet e NATO-s, që i kushtoi miliona dollarë dëm vendit dhe humbjen e 26 jetëve të pafajshme.
Kjo, ishte vepra më e rëndë kriminale e një qeveria në pushtet, ku “reformatori” kryesor ishte Fatmir Mediu, një i akuzuar për këtë vepër penale, por i pa ndëshkuar kurrë, falë mbrojtjes së tutorit Sali Berisha./ Ekskluzive.al