Juristi Kreshnik Spahiu është treguar kritik ndaj kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti në lidhje me veprimet që ka bërë ky i fundit për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se kryeministri kosovar duhej të dëgjonte ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se serbët do ishin tërhequr nëse shqiptarët do të dëgjonin diplomacinë amerikane.
“A do kishte sulmuar Serbia veriun e Kosovës nëse do të ishte nënshkruar marrëveshja në kohë? A do ishin tërhequr serbët nga institucionet nëse ne shqiptarët do të dëgjoni diplomacinë amerikane, Berlinin apo Parisin? Këtu ia vlen të diskutojmë. Ne duhet të kishim qenë një hap më përpara ndaj sulmit të aleatëve.
A po tregohemi ne profesional që të dëgjojmë aleatët tanë kur paraqesin një paketë. Kosova është zemra e Shqipërisë por bota nuk rrotullohet rreth problemit tonë. Sot që Kurti e nënshkroi marrëveshjen pse nuk e quajnë anti-shqiptar?
Pse ka dy standarde kur Albini bën patriotin dhe pastaj i nënshtrohet një marrëveshje, dhe thonë se dëgjoi amerikanët. Ai duhet të ketë kujdes është kryeministër i shqiptarëve…ne Kosovë”- tha ai.