Shqipëria luan sot miqësoren me Kosovën, në orën 20:00, në Zyrih të Zvicrës. Të dielën kombëtarja jonë do të ndeshet kundër Ukrainës së Shevchenko-s në Francë.
Ky i fundit ka një kërkesë për UEFA-n dhe FIFA-n. Ndeshja është parashikuar të luhet në Evian të Francës, por Sheva ka kërkuar që të ndryshohet stadiumi.
Organizatorët e të dyja palëve po negociojnë për të vendosur kushte të reja, por nuk ka ende një vendim.
Kapaciteti dhe siguria e stadiumit duket se është një problem për ukrainasit. Ata janë të kënaqur me terrenin, por nuk binden nga kushtet e tjera./