osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Investigimi/ “Pa merak ta mbyllim direkt”! Super skandali i korrupsionit: Doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet

Investigimi/ “Pa merak ta mbyllim direkt”! Super skandali i korrupsionit: Doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet

Një investigim i punës në doganën e Durrësit ka vërtetuar katërcipërisht korrupsionin kapilar në dogana. News24 ka siguruar pamjet e disa rasteve të marrjes së ryshfetit të pastër në portin e Durrësit, ku përveç korrupsionit flagrant cenohet siguria kombëtare dhe interesat e ligjshëm të shtetit, duke i lënë në duart e subjekteve private vulat zyrtare.

Një super skandal pasi pamjet nuk lënë vend për dyshim se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e doganës, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra tjetrën në funksion të ryshfetit.

Me sektorët e hetimit dhe informacionit që janë pjesë e kësaj skeme. Për t’u nënvizuar është se të gjitha rastet e marrjes së ryshfetit bëhen nëpër zyra dhe sportele doganore, nën monitorimin e qindra kamerave të sigurisë, por të pashqetësuar doganierët marrin haptas paratë.

Në një video duket shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private

Shefi i turnit te eksportet: Hajde mo këtu (merr lekët)

Qytetari: Për katër eksporte

Shefi i turnit te eksportet: OK

Qytetari: Mirupafshim!

Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Jepja letrat, ka shumë mundësi që do vish prapë te mua. (Afron dorën dhe merr paratë)

Qytetari: Mirëbesim

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Ok

Qytetari: Në rregull

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Po erdhe, pa merak ta mbyllim direkt.

Qytetari: Rrofsh!

Burime të sigurta brenda doganave garantojnë se në dijeni të situatës janë të gjithë drejtuesit dhe strukturat e hetimit dhe ato të informacionit të brendshëm, që bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Burimet thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigrame, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo skemë nuk funksionon vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend. News24 disponon materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit.