Parkun Kombëtar të Divjakës e vizituan këtë fundjavë 50 turistë norvegjez, që së bashku me informacionin e marrë rreth këtij parku, bënë të mundur ta vizitonin nga afër dhe të linin përshtypjet e tyre nga më mbresëlënëse.
Në Shtëpinë e Pritjes, në hyrje të parkut, norvegjezët u pritën nga Drejtori Ardian Koçi dhe stafi teknik. Pasi u njohën me historikun e parkut, florën dhe faunën e tij të rrallë, me të dhëna të tjera turistike, ata u shoqëruan nga guidatorët e parkut në vendet më të kërkuara të tij siç janë Ishulli i Pelikanit, godullat e shpendëve ujorë dhe vija bregdetare e pishave.
Së bashku me turistët norvegjezë, ishin vizitorë edhe 110 studentë të histori-gjeografisë të Universitetit të Elbasanit dhe 60 studentë nga Universiteti i Shkodrës. Tashmë Parku i Divjakës është kthyer në një atraksion turistik të vizitueshëm në çdo ditë të vitit./ata
( Turistë norvegjezë në Parkun Kombëtar të Divjakës )