Juventus është nën akuzat për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, teksa në 21 dhjetor do përballet në gjykatë për të rrëzuar pretendimet për sekuestron e mbi 400 mijë eurove për shkak të marrëveshjeve dhe lëvizjeve të dyshimta me “plusvalencat”.
Pak javë më parë rekordmenët e Serie A patën një “drithje nga themelet”, teksa presidenti Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen.
Në Itali “Calciomercato” njofton se ish-lojtari i Shqiperise, Igli Tare, është një nga tre emrat që bardhezinjtë e duan për drejtor sportiv.
Shqiptari i Lazios edhe më herët është përfolur për një lëvizje të tillë, teksa edhe Guintoli i Napolit dhe Petrarci janë emra që përfliten.
Tare është më i avantazhuar pasi nëse do shkonte si drejtor në Torino do merrte me vetë edhe objektivin e vjetër të Juventusit, serbin Milinkovic-Savic.