Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja po zhvillon një vizitë në SHBA, ku ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Ministri Manja ka publikuar në Facebok një foto më Blinken teksa thekson se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që SHBA ka dhënë në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.
‘Në përmbyllje të një jave të suksesshme takimesh në Uashington, pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan.
Në këtë takim i shpreha Sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.’- shkruan Manja.