Sali Berisha ka organizuar sot 32-vjetorin e Partisë Demokratike.
I pranishëm krah tij ishte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Mes të pranishëmve është vënë re mungesa e aleatëve perëndimorë të PD dhe ambasadorëve.
Kjo për faktin se Sali Berisha është i shpallur “non grata” nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
Mes personave që kanë folur ishin edhe figura si Rudina Hajdari, Besart Xhaferri dhe analisti i “pavarur” Artan Hoxha.
Kujtojmë që festë për krijimin e 32- vjetorit të PD-së organizoi sot edhe kryetari zyrtar i PD-së Enkelejd Alibeaj.
Në fjalën e tij Alibeaj sulmoi Sali Berishën si një person që po sulmon Perëndimin për interesat e tij personale.