Kryeministri Edi Rama thotë se Lars-Hendrik Röller do të jetë këshilltari i kryeministrisë për ekonominë e financat.
Roller është një ekspert i financave, pasi më herët ka drejtuar politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kandelares Angela Merkel.
“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat, Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme“, shkruan Rama.
Po ashtu Röller është edhe Drejtori i Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në SHBA që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD.