Ministria e arsimit dhe sportit rrezon pretendimet e bashkise Shkoder lidhur me festivalin mbarekombetar te femijeve, qe sivjet shenon edicionin e 56-te te tij. Nje dite pas deklarates se bashkise ku thuhej se ky dikaster ka hequr dore nga mbeshtetja dhe akordimi i fondit prej 8 milion lekesh qe do te perdorej per veshjet dhe fonine, ministria ne reagimin e saj per Shkodranews ben me dije se:
“Jemi te detyruar te sqarojme opinionin publik dhe vete bashkine Shkoder se me ligjin e ri qe ka hyre ne fuqi muaj me pare, Qendra kombetare e femijeve dhe ato kulturore ne rrethe kane kaluar ne varesi te bashkive. Ne kete rast ne si ministri nuk jemi me pjese e asnje lloj vendimarrje, e per pasoje me ligj fondet mund te perfitohen vetem nga ministria e kultures dhe ajo financave. Prandaj bashkia Shkoder do te duhej t’u drejtohej institucioneve te tjera ne kete rast, pasi MAS nuk mund te operoje ne te tilla raste. Shpresojme te kete qene nje keqkuptim i tyre apo nxitim, pasi per kete arsye nuk kemi reaguar ne faqen tone zyrtare, duke mos dashur t’u pergjigjemi deklaratave te dhena me ngut” perfundon sqarimin e saj kjo ministri per Shkodranews.
Por çfare tha nje dite me pare bashkia Shkoder dhe perse ai reagim, me shume se sa shqetesues, u duk i nxituar dhe per te fshehur gjurme. Qartazi Voltana Ademi dhe stafi i saj e dine prej kohesh se QKF ka kaluar ne varesi te tyre, pasi jo me kot ajo ka bere edhe nje sere reformash te brendshme, e lojrash qe rrezikuan vendin e punes edhe per nje pjese te punonjesve, pa folur per pagat, e problematika te tjera. Duke tentuar t’u ike problemeve te tjera e shume pikepyetjeve te medha qe sot ka puna e bashkise Shkoder, u nda si nje rrufe ne qiell te hapur kjo deklarate, qe ne fund synonte te tregonte se nuk do te kete nenshtrim dhe bashkia do te tregohej “doreleshuar” e te jepte vete parate qe mungojne!
Deklarata e djeshme (28 Maj 2018) e bashkise Shkoder!
Skandal, Ministria e Arsimit i tërheq mbështetjen Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër!
Në datat 1, 2 ,3 qershor 2018, në ora 18.00 në teatrin “Migjeni” starton Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56, organizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”.
Si një eveniment mbarëkombëtar, gjithmonë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Dy vitet e fundit, Ministria e Arsimit nuk ka qënë korrekte me mbështetjen e saj. Viti 2017 shënoi nisjen e problemeve, ku vetëm në minutat e fundit u bë e mundur që Ministria e Arsimit të materializonte kontributin e saj. Sivjet është akoma më keq. Ministria e Arsimit nuk do të kontribuojë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni 56. Dikasteri kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve, me një fond 8 milion lekë, i cili këtë vit do të mungojë.
Prej shumë vitesh, ky dikaster por edhe të tjerë, po bëjnë përpjekje që këtë event mbarëkombëtar ta zbehin, ta eklipsojnë duke e konsideruar vetëm një festival lokal. E provuan edhe vjet, por mesa duket në minutat e fundit u tërhoqën meqenëse ishte viti 2017. Sivjet që nuk ka zgjedhje, për turpin e Ministrisë së Arsimit, nuk ofruan aspak mbështetje.
Megjithatë, Bashkia e Shkodrës do të sigurojë e plotësojë mangësitë që mund të krijoheshin nga mungesa e mbeshtetjes së dikasterit qëndror që Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56 të jetë në shkëlqimin e tij të zakonshëm. Sepse ai është i lidhur pazgjidhshmerisht me qytetin e Shkodrës.