“Nga sot jeta ime ka marrë fund“, mësohet të kete thene shqiptari i cili i mori jeten gruas, sipas mediave italiane, te cilat kane nxjerre deshmine e tij gjatë marrjes në pyetje në polici. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik. Madje thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe me pare, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.
Edhe dy fëmijët e ciftit, 17 dhe 19 vjeçarë u morën në pyetje nga autoritetet italiane dhe tani jane me familjarët e tyre.
Sic tha avokati i shqiptarit, citojne mediat italiane, Mehmeti iu ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të karabinierëve.
“Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha ai.
Sipas këtij të fundit, në polici 57-vjeçari ka treguar për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes. Të paktën kështu ka pretenduar Mehmeti në polici.