Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë i cili së shpejti do të nisë puna në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.
Në një status në rrjete sociale, Rama thotë se ky aks do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të duke plotësuar të gjitha standardet. Ky investim pritet të nis shumë shpejt, dhe do të rrisë sigurinë rrugore si dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.