osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Emigrimi nuk është shpopullim por zhvillim, zotërinj “morra” pushteti

Emigrimi nuk është shpopullim por zhvillim, zotërinj “morra” pushteti

Duke mos patur asnjë alternativë, sepse i kanë konsumuar me turp dhe krime të gjitha alternativat dhe opsionet, kur fatkeqësisht dhe aksidentalisht kanë marrë pushtetin, Sali Metaj ulin e ngrejnë çdo ditë teorinë e shpopullimit dhe të braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë shqiptarë.

Në fakt e drejta e lëvizjes është një nga pikat kryesore të kartës së famshme të drejtave të njeriut, ndaj çdo pengesë, frenim apo tentativë e padëshiruar dhe antiligjore, quhet krim. Ndërsa të imagjinosh, që një i ri shqiptarë do t’i krijohen kushte si vendi më i varfër i Europës, është çmenduri dhe njëkohësisht fyerje inteligjence për cilindo që e dëgjon.

Madje, një i ri ose e re shqiptare do ndjehej vërtet e fyer, kur këtë gjë e thotë një tufë kllounësh politikë, që kanë paguar miliona, për të larguar fëmijët e tyre nga vendi, jo me gomone por me pajton… si aristokratë.

Nëse Shqipëria e tyre ofronte standarte kaq konkurruese, po themi në arsim, çfarë bëjnë Metajt e vegjël që shkollohen në Angli, apo niprit dhe mbesat e Saliut dhe gjithë soji i tyre dhe i atyre, që kanë vjedhur me thasë në thesin e taksapaguesve, kur kishin në kurriz thesin e pushtetit.

Ndaj këto delenxhinj që u vjen keq për ndarjen e familjeve shqiptare, duhet tu vij mirë për bashkimin e bijëve me prindërit dhe fëmijët falë liberalizimit që u krijoi këto mundësi dhe hapësira.

Lëvizja e lirë u ka krijuar mundësi shumë shqiptarëve, që për shumë arsye dhe kushte specifike, të akomodohen në Europë e pse jo edhe në SHBA e Kanada, ku jetohet, punohet dhe fitohet shumë më mirë. Kjo do vazhdojë edhe për 25 vjet të tjera (me këtë ritëm, për shumë arsye, ku kryesoret janë ato ekonomike).

Asnjë lloj qeverie nuk mund të arrijë, për një kohë të shkurtër, të ofroj mundësi jetese si në vendet e zhvilluara. Ndoshta duhet një strategji kombëtare, pa dallime politike për zbutjen e emigrimit, por mos të harrojmë se jemi në Europë… të paktën për të lëvizur, e kjo rrit shumë vështirësinë në qeverisjen e lëvizjes.

Europa është e plakur dhe kërkon fuqi punëtore të re e të kualifikuar, ky është një faktor tërheqës për rininë shqiptare, por janë edhe shumë arsye të tjera, si progresi gradual në të gjitha fushat, që do të zbuste emigrimin.

Megjithatë, duan apo nuk duan “patriotët” duhet të themi të vërtetën, se emigrimi sjell më shumë të mira, e të mos shikohet si një e keqe e madhe, por një faktor i rëndësishëm është krijimi i frymës pozitive, nga te githe forcat politike, sindikatat, shoqatat, mjetet e informimit, etj… për të krijuar frymën e besimit.

Gjithë bota emigron, kjo është një ndër 5 liritë themelore të njeriut dhe asgjë e keqe nuk ndodh. Njeriu gjithmonë kërkon një jetë më të mirë.

Në SHBA dhe Kanada ka italian, gjerman, anglez, francez, holandez, etj… që vazhdojnë dhe shkojnë cdo ditë, janë të shkolluar dhe të pashkolluar dhe emigrojnë, edhe pse vendet e tyre jane shumë më të zhvilluara nga Shqipëria. Por nuk kemi dëgjuar askënd nga politikanët e tyre të ulëras për shpopullim!

Kjo loja “po boshatiset vendi” nuk frikëson askënd, por është loja e politikanëve zuzar, që duke përdorur këtë trillim, gjoja kujdesen për popullin, të cilët i tmerron zhvillimi dhe mirëqënia e shqiptarëve. Në fakt të rinjtë po largohen nga shitja e votës për një thes miell apo nepotizmit në administratë se “ky krriçi është miku im”, duke i dhënë fund një e herë e mirë për tu shtrirë dorën për kothere… sharlatanëve dhe mediokërve./Ekskluzive.al