Vllaznia e femrave nuk ka rrezistuar as në 45 minutat e para ndaj PSG, duke mbyllur në 0-2 pjesën e parë. Francezet kanë dominuar përgjatë gjithë pjesës së parë takimin, duke posduar topin dhe duke mos u dhënë hapsirë Vllaznisë.
Ndeshja nis me një ritëm të lartë nga PSG pasi nuk dëshiron një hap “fals” në këtë përballje, që mund të vërë në diskutim kualifikimin.
Dy golat per klubin francez u realizuan nga Diani, ku në minutën e 19’ realizoi nga pika e bardhë dhe në të 36’ dyfishoi shifrat.
Polemika të shumta për golat e realizuar pasi, në rastin e penalltisë nuk ka asnjë pamje të qartë për kontakt të topit me dorë dhe lojtaret e Vllaznisë kanë protestuar SHIH VIDEON
Situata ishte e njëjtë dhe në golin e dytë ku pretendohet prekje me dorë nga sulmuesja Diani që ka shtyrë topin në rrjetë.SHIH VIDEON
Kujtojmë se Vllaznia për femra është hera e parë që merr pjesë në grupet e Champions League dhe bën pjesë në një grup tejet të vështirë me ekipe si Reali, PSG dhe Chelsea.