Se çfarë do të thotë një Kupë Bote apo Europian për një vend të vogël që arrin larg, këtë e dëshmon më së miri Maroku. Kjo Kombëtare arriti që të eliminonte Spanjën për të kapur fazën çerekfinale në Katar.
Ndërkohë një moment prekës ka ardhur gjatë prononcimit të trajnerit të Marokut dhe portierit të saj pas ndeshjes së djeshme. Një gazetar nga Maroku nuk kishte asnjë pyetje për të bërë, por vetëm falënderime për të dhënë:
“Unë jam një gazetar nga Maroku, por dua të flas në anglisht që ta kuptojnë të gjithë ata që janë këtu mesazhin tim. Ju sot keni bërë historinë.
Unë nuk kam asnjë pyetje sot për ju. Dua vetëm t’ju falënderoj. Dua t’ju falënderoj sepse kjo arritje nuk ka ardhur kurrë më parë për futbollin e Marokut. Keni kthyer besimin e një gjenerate të tërë të Marokut.
40 milionë njerëz në Marok janë me sytë nga ju. Faleminderit trajnerit për punën që ka bërë. Sot ka shkruar historinë e Marokut. Tani jam me lot në sy. Faleminderit”, tha gazetari që u shoqërua me duartrokitje nga portieri i Marokut.
Një video që duhet treguar edhe “tradhtarëve” të Shqipërisë për t’ju dëshmuar emocionin që mund të përfitonin nëse shkonin larg me atdheun e tyre.
https://twitter.com/Football__Tweet/status/1600230841615015939?