Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi ka thënë se kishte dëshirë të luante për Shqipërinë, por kjo ishte e pamundur pasi FSHF-ja i kishtë kërkuar para.
“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu. Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë.
Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria. Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën.
Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”, tha Kuqi për emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7.
Një deklaratë shumë e fortë kjo e bërë publikisht se deri tani kemi dëgjuar thjesht thashetheme, por Kuqi e tha copë fare në sytë e të gjithëve.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e FSHF-së, pasi është vërtetë një a kuzë shumë e fortë dhe normalisht duhet të ketë një reagim.