osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Non grata” Sali u ngarkon “detyrën” saliarëve të rinj: Çohuni bëni revolucion… për të realizuar “misionin e pamundur” të kthimit të tij në pushtet!

“Non grata” Sali u ngarkon “detyrën” saliarëve të rinj: Çohuni bëni revolucion… për të realizuar “misionin e pamundur” të kthimit të tij në pushtet!

“Non Grata” Sali Berisha alias kreu i Foltores, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të Saliarëve Demokrat, deklaroi se është i bindur se rinia e vendit ka “të gjithë potencialin, të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik” në atë rrugë që e dërgoi ai ndaj u shpall nga SHBA non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë së këtij vendi bashkë me familjen e tij dhe bashkëpunëtorët. Ndaj thirrjet e tij për revolucion janë një klithmë e një kufome politike që nuk e dëgjon askush.

“Sot ne mblidhemi në këtë Kuvend, pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët, anëtarët e PD-së, u shndërruat në fibrën më të fuqishme të rithemelimit të PD-së, të rivitalizimit të saj, u shndërruat në vis vitalis të atij revolucioni, që kishte dy qëllime madhore: shpëtimin e PD-së dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë, pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenarë dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, më të motivuar në misionin e dytë, i cili është një mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

“A do mundeni ju, me energjinë, me guximin, me përkushtimin tuaj, të shpëtoni Shqipërinë, e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe, e cila përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egrit në historinë e ekzistencës tonë kombëtare. A do mund të shpëtoni ju sot Shqipërinë, e cila është sot, vendi, shoqëria më e adresuar, më viktimë e mafias shqiptare rajonale dhe botërore? Shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, keni të gjithë energjinë, entuziazmin, guximin, forcën për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë përsëri në rrugën e të ardhmes, në rrugën e dinjitetit kombëtar, në rrugën e integrimit euroatlantik” sokëlliu hallexhiu.

Sipas tij, “Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, Shqipëria nuk shpëtohet me deklarata. Shqipëria shpëtohet me revolucion” që natyrisht ky i mbaruar nuk mund ta bëjë por vetëm ëndërron.

“E shpëtojnë guximtarët, ata që e duan, ata që i dalin zot, e shpëtojnë ata si ju, që jeni të gatshëm të përballeni ballë për ballë, dhëmb për dhëmb me fundërrinat e regjimit të vjetër, me Edi Ramën, këtë bir xhelati që urren qenien shqiptare, që urren liritë e shqiptarëve, që urren dinjitetin e shqiptarëve” thotë Saliu, duke na kujtuar se fundrinë e regjimit të vjetër është ai ish komunisti antikomunist dhe shumë xhaketëkthyer të tjerë, që u mbeti ëndrra e në mes për tu rikthyer edhe njëherë në pushtet. / Ekskluzive.al