Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi akuzoi sot Flamur Nokën se shoqërohet me trafikantë droge që kanë mbushur Britaninë me lëndë narkotike dhe pastruan lekët në Shqipëri. Ky personazh, që Bardhi nuk e bën publik emrin, sipas tij mori në qafë edhe Sali Berishën.
“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me dr.ogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e dr.ogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë.
Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun tra.fikant dr.oge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të kr.imit të organizuar.
Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së kr.imit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë.Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kri.minelëve” thotë Bardhi.
Gjithashtu Bardhi e akuzoi Nokën se ka një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit në emër të një farmacisti. Akuzat e deputetit që është rreshtuar në krah të Lulzim Bashës erdhën pasi Noka e denoncoi se po su.lmon oligarkët duke u vendosur gjoba.