Kryeministri Edi Rama ka pritur sot pasdite në një takim homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë.
Rama shoqërohej në këtë takim nga ministret Olta Xhaçka, Mirela Kumbaro dhe Evis Kushi. Kryeministri grek i kishte sjellë dhuratë një skulpturë të vogël Edi Ramës.
Mitsotakis kishte parashikuar që nesër të zhvillonte takim në Himarë, Finiq dhe Dropull, por e anuloi për shkak të motit të keq dhe pamundësisë që të kryhej lëvizja me helikopter.