Pas 3 ditësh pritet që të fillojë gjyqi ndaj shqiptarëve të arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të cilët njihen ndryshe si kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lajmin e ka bërë të ditur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, gazetari Dario de Luca, i “MeridioNews” ku ndër të tjera tregoi se Nazer Seiti nuk do të jetë në gjyq pasi çështja e tij nuk po gjykohet në Catania.
Sipas tij, “Në datën 31 fillon gjyqi ndaj Moisi Habilaj. Do të jenë tre shqiptarët e arrestuar, por jo Nazer Seiti, sepse çështja e këtij të fundit nuk po zhvillohet në Catania.
Nuk kemi një informacion të sigurt nëse është apo jo bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse ende nuk ka diçka të konfirmuar nga vetë ata”, – tha ndër të tjera gazetari italian.