Uzuni është kthyer në protagonistin e mbrëmjes për ekipin e Granadas, teksa ka bërë çdo gjë në mënyrë të shkëlqyer duke dhuruar 3 pikët e arta. Java e 18-të në La Liga 2, vendosi përballë Granadan dhe Alaves (3-1).
Myrto Uzuni ishte protagonisti absolut i kësaj mbrëmje pasi sinjalet e para i dha në minutën e 4-të, ku një gol iu anulua për pozicion jashtë loje. Nuk vonoi shumë ku në minutën e 23’ Uzuni shfrytëzon më së miri hapsirat dhe asistin e Rubios, dhe ndal topin në rrjetë, duke vendosur përkohësisht barazimin në 1-1.
Festa e Uzunit kalon çdo kufi, dhe në fund lëshon një të sharë në shqip “Të q*sha robt”.
Në minutën e 31 një penallti e akorduar, i lihet për ekzekutim Uzunit i cili e humbet dhe më pas e shndërron në gol pas një përplasje. Aktualisht Uzuni ka çuar në 9-të numrin e golave dhe kryeson renditjen e golashënuesve.
VIDEO:
Goli i dytë i Uzunit
Goli i parë i Uzunit