Futbolli shqiptar është në zi ditën e sotme teksa një lajm shokues erdhi nga Kosova ku një futbollist 17-vjeçar humbi jetën në fushën e lojës në ndeshjen A&N – Trepça’89. Lojtari i miqve, Erion Kajtazi ra në fushën e lojës duke humbur vetëdijen dhe menjëherë u thërritën mjekët e dy skuadrave por për fat të keq pa mundur të rikthenin në jetë djaloshin.
Trajneri i moshave të Trepça’89, Seidi Onbashi rrëqeth me mesazhin e tij të lamtumirës për 17-vjeçarin që e stërviste cdo ditë për të ndjekur ëndrrën e shumë fëmijëve.
Mesazhi i trajnerit:
“Pse Eri më mashtrove, sot në mëngjes u takum u nisëm për loj, më premtove qe do te shënosh edhe sot goll dhe do të festojna së bashku
Allahu të mëshiroft do të na mungosh Eri
Ngushllime familjes, bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe klubit Trepca’89”.