osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Parlamenti Evropian njeh vetëm PD zyrtare: Lihen jashtë delegacionit shqiptar deputetët e “Foltores”

Parlamenti Evropian njeh vetëm PD zyrtare: Lihen jashtë delegacionit shqiptar deputetët e “Foltores”

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar prej kohësh, “Foltorja” e Sali Berishës duket se po injorohet edhe nga ndërkombëtarët, përveç autoriteteve shqiptare.

Dje dhe pardje në Bruksel u mbajt takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, teksa ra në sy fakti se pjesë e delegacionit shqiptar ishin vetëm deputetë të Partisë Demorkatike të rreshtuar krah Lulzim Bashës dhe asnjë ligjvënës i fraksionit të “Rithemelimit”.

Gazeta ka siguruar edhe fotot zyrtare nga takimet e zhvilluara nga pala shqiptare, pjesë e së cilës ishte edhe e Partia Socialiste, ndërkohë që deputetët të “Foltores” nuk janë ftuar.

Më konkretisht si përfaqësues të opozitës në PE, kanë qenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Zheni Gjergji, Orjola Pampuri, Saimir Korreshi dhe Jorida Tabaku, të cilët nuk i janë nënshtruar Berishës dhe ithtarëve të tij, pavarësisht kërcënimeve në rritje ndaj tyre nga ana e “Rithemelimit”.

Por kjo lëvizje e Brukselit duke i mbyllur dyer “Foltores” është një goditje e fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Pra, sinjalet janë që edhe Berisha pritet të marrë goditje të fortë nga Bashkimi Evropian, nisur nga kjo lëvizje e Parlamentit Evropiane.

Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, pasi gjithë “fati” i Sali Berishës dhe enturazhit të tij, varen nga gjyqi i 6 dhjetorit, ku drejtësia do të vendosë se kujt do t’i takojë legjitimiteti i PD.

Bardhi flet në PE

Ndërkohë i pranishëm si pjesë e delegacionit shqiptar në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri në Bruksel, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin e tij mbi reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij si pjesë e delegacionit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Bardhi, u ndal në procesin e reformës në drejtësi për të cilën tha se ka krijuar një impakt negativ në dhënien e drejtësisë për qytetarët dhe vetëm sistemin.“Po ashtu nisma e qeverisë për të reduktuar gjykatat e apelit në një hartë të re gjyqësore do të krijojnë një amulli edhe më të madhe për qytetarët dhe vetë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas progres raportit harta e re duhet të krijohet duke marrë në konsideratë nevojat e qytetarëve, përfshirë dhe atyre më pak të avantazhuar.

Nëse vijohet në këtë mënyrë kjo hartë e re do të cenojë të drejtën e procesit të rregullt ligjor”, tha ai. Më tej Bardhi tha se reforma në drejtësi është investimi më i madh i mbështetur nga ndërkombëtarët për të pastruar drejtësinë nga influenca e politikës dhe garancive për zbatimin e plotë të Shtetit Ligjor.

“Ndaj është e rëndësishme, ashtu siç e thekson dhe progres raporti, që drejtësia të përballet me të “paprekshmit” dhe pastrimit të parave në sektorët e ndërtimit dhe pronave në Shqipëri. Pikërisht si Prokuroria e Përgjithshme ashtu dhe SPAK duhet të nxiten të hetojnë mbi pastrimin e parave, abuzimin e pushtetit në dhënien e lejeve të ndërtimit”, tha Bardhi.