Granit Xhaka është përzgjedhur si lojtari i ndeshjes në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë. Mesfushori shqiptar që mbante shiritin e kapitenit për Helvetët shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutave duke qenë rrezik konstant për kundërshtarin.
FIFA ka vlerësuar paraqitjen e lojtarit të Arsenalit duke i dhënë në fund të takimit edhe trofeun simbolik. Padyshim një natë e mrekullueshme për të, ku nuk munguan as përplasjet me serbët gjatë sfidës.
Kujtojmë që Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë duke u kualifikuar më tej në Kupën e Botës “Qatar 2022”.