osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Esse për vendlindjen! Prof.Dr. Lutfi Alia: Vendlindja është dashuri, është malli dhe krenaria e origjinës, është rrëfenjë e vjetër sa bota

Esse për vendlindjen! Prof.Dr. Lutfi Alia: Vendlindja është dashuri, është malli dhe krenaria e origjinës, është rrëfenjë e vjetër sa bota

Vendlindja është dashuri, është malli dhe krenaria e origjinës, është rrëfenjë e vjetër sa bota, është pakti solemn i besës, që kam lidhur me atë fole hyjnore, aty ku para 75 viteve erdha në jetë dhe që më ligjeroi të drejtën të jem përherë malësor kryelartë e kryemëvehte, që më bën të mos ndihem i larguar dhe i vetmuar në këtë botë të rrëmujëshme.

Vendlindja ime Vali është fshat i trevës së Martaneshit, i banuar që në motet e lashtësisë, me histori me vlera patriotike, kulturore, arsimore, shoqërore dhe fetare, që më bëjnë krenar për origjinën time malësore. Sa herë diskutoj me bashkëfshatarët e mi, ata shpesh më drejtojnë pyetjet:
– Kush ishin banorët e hershëm të këtyre trojeve?

– Nga e ka origjinën emri Martanesh?

– A ruhet vazhdimësia etnike iliro-arbërore e martaneshasve?

– Cilat janë vlerat patriotike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe fetare të banorëve të kësaj treve malore?

Këto kërkesa të drejta më nxitën të hulumtoj për vendlindjen, të rikthehem pas në vite, duke shtegëtuar pa anë e fund në historitë e kësaj treve të lavdishme, kërkova nga lashtësia e largët dhe mesjeta e duke udhëtuar ndër vite, arrijta në ditët e sotme dhe ato që zbulova, vendosa t’i ua rrëfej bashkëfshatarëve të mi, të rinjëve të kësaj treve dhe gjithë botës shqiptare.

Në këtë libër, kam përfshirë esse me meditime, përsiatje, regëtime shpirtërore dhe rrëfime për Valin – vendlindjen time; në vazhdim kam prezantuar të dhëna historike për trevën e Martaneshit nga lashtësia dhe mesjeta; një kapitull ia kam dedikuar dioqezës shufragane të Kunavisë me histori 1500 vjeçare, e njohur dhe e vlerësuar e famëshme në botën e krishterë, dioqezë me 23 famulli, me katedralen e Shen Gjon Pagëzorit dhe 14 kishat e manastiret vetëm në pesë fshatrat e Martaneshit.

Libri mbyllet me trajtimin e bashkëjetesës historike të katër besimeve fetare në këtë trevë të thellë malore. Malësorët e kësaj treve prej 150 vitesh kanë përqafuar Bektashizmin, një urdhër mistik sufist, i shquar për karakterin paqësor, tolerant, liberal, patriot, arsimdashës dhe ekumenik, model i kulturës së bashkëjetesës, i tolerancës, i unitetit dhe i harmonisë ndërfetare.

Preferova titullin “Esse për vendlindjen”, sepse të gjitha këto shkrime i dedikohen vendlindjes. Për këtë titull, miku im, poeti i shquar dhe esseisti Visar Zhiti më shkruan: “Më pëlqen ky titull, tërheq dhe ka dashuri të fshehur, që ta jep vendlindja me përsiatjen esseistike dhe duke menduar se shkruan jasht atdheut, çdo shkrim dhe temë e trajtuar brenda këtij libri janë vendlindje”.

Kush e dëshiron këtë libër të telefonoi në numërin: 068 202 6582