Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, e ka cilësuar absurde protestën e ish-kryeministrit Sali Berisha më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të vijnë krerët e Bashkimit Europian. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Berisha proteston për hallet e tij personale, pasi kërkon të tregojë se ka mbështetje.
Sipas Klosit, Samiti është një eveniment tejet i rëndësishëm dhe duhet të respektohen standardet e sigurisë. Sipas tij, Berishë nuk i intereson e ardhmja e Shqipërisë.“Ajo që pretendon Berisha të bëjë jam i sigurt që është në kundërshtim me të gjitha masat.
Janë të interesuar të gjithë ata që sjellin shefat e tyre këtu. Është një problem shumë më i rëndësishëm. Ky rast është specifik. Ka një shembull, në gjithë vendet e botës sikur bëhen ndeshje të rëndësishme në stadiume, ata që duken tifozë problematikë i mbajnë brenda në burg.
Bashkia nuk ka përgjegjësi në këtë punë. Mund të bëjë një ofertë. Nuk vijnë të mëdhenjtë e Evropës pa rënë dakord për sigurinë. Nuk lejohen gjëra të papritura.
E besoj se do të jetë paqësor, pasi do të ishte gafë e madhe”, tha ai. Klosi deklaroi se Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë, ndërsa theksoi se me gjithë masat që do të marrë kjo qeveri, ai i del kundër dhe do të tregojë se e ka mbështetjen në popull.
Sipas tij këtë e bënë për problemin e tij personal dhe se do të tregojë se është më i mbështetur se qeveria.“Berisha e ka treguar se nuk e ka problem se çfarë i ndodh Shqipërisë. Me gjithë masat që do të marrë kjo qeveri, ai i del kundër dhe do të tregojë se e ka mbështetjen në popull.
Është problem personal i tij. Do të tregojë se është më i mbështetur se qeveria me një tufë militantësh hibridë. Ai ëndërron se do të vijë prapë në pushtet, dhe se di se çfarë i ka mbetur për të thënë akoma për këtë vend! 30 vite ka qenë faktor, nuk ka mbetur gjë për t’i thënë. Konservatorizmi është ajo që i ka mbetur për të dhënë” por as nuk e njeh dhe as nuk e përfaqson ai, tha Klosi.