Në burgun e Shkupit u dhunuan me njëri- tjetrin të burgosurit, prej këtyre dy nga të dënuarit kanë sulmuar Kosta Delov, një ndër huliganët që rrahën Ziadin Selën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.
Mësohet se sherri ndodhi në burgun e “Shutkës” në qelinë C24 dhe shkak është bërë kënaqësia që shpreh Delov për rrahjen e deputetit shqiptar,Ziadin Selës.
Ndër të tjera ai thotë se i ruan me fanatizëm këpucët me gjakun e Selës, liderit të ASH-së. Në çast të dënuarit e tjerë me origjinë shqiptare janë revoltuar dhe e kanë sulmuar duke e bërë për spital.
Nuk është kjo ndër të parat herë që Delov provokon shqiptarët duke shprehur kënaqësinë që kishte kur dhunoi Zijadin Selën.
“ Ndjenja kur e godit brutalisht Zijadin Selën me grushta kokës, është e papërshkrueshme”.
“Shtrihu poshtë shkërdhat shqiptar”- shkruan Delov para ca kohësh në rrjetin social Facebook.