Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Bjaram Begaj zhvilluan një konferencë të shkurtër me gazetarë, ndërsa folën për disa tema, mes të cilave dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se e mbështet procesin e dialogut dhe sipas tij kjo është forma më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Është i mirëpritur propozimi franko-gjemran për dialogun Kosovë-Serbi dhe çdo përpjekje për dialog për gjetjen e zgjidhjes, dhe ne kemi qenë për këtë dialog. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, tha Begaj.
Nga ana tjetër presidenti gjerman theksoi se vlerëson çdo kontribut, që sjellë uljen e përshkallëzimit të konflikteve Prishtinë-Beograd, ndërsa tha se ky proces është marrë seriozisht nga ana e Miroslav Lajçak.
“Vlerësoj çdo kontribut që sjell uljen e përshkallëzimin e konflikteve është i mirëpritur, përndryshe unë mund të them shumë respekt për Lajçakun, i cili e ka shndërruar në misionin të tij me përvojë dhe dije dhe e ka treguar në këtë proces dialogu për normalizimi e marrëdhënieve”, tha presidenti gjerman.