Klasa politike në Shqipëri është e paditur dhe kjo është arsyeja pse gjërat në vend nuk ecin siç duhet ,është shprehur analisti Shpëtim Nazarko.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Nazarko shigjetoi dy kryeministrat më të rinj në moshë në Shqipëri, Ilir Meta dhe Pandeli Majko, për të treguar se si sipas tij, politika në mënyrën më të papërgjegjshme pas krizës së ‘97 ia dorëzoi vendin njerëzve pa përvojë.
“Të vish pas krizës së ‘97 një vend i varfër de të vësh dy kryeministra që ditën e parë të punës të firmosin punën e kryeministrillëkut, çfarë vend i ditur je ti? Je vend idiot! Duhet të jesh i luajtur mendsh, të mos kesh koshiencë kombëtare t’ua dorëzosh vendin të paditurve”, tha Nazarko, duke iu referuar Pandeli Majkos e Ilir Metës.