“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standard”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i pyetur në lidhje me masat që do të merren ditën e Samitit të BE-së, kur pritet të mbahet edhe protesta e Opozitës.
Sipas kryeministrit forcat e sigurisë po punojnë me organizatorët e samitit që janë në Këshillin Europian prej shumë kohësh.
“Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE, ku pa diskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, është shprehur Rama.