Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi deklaroi mbrëmë se ky objekt e kishte afatin e përfundimit në 24 Tetor 2022 dhe jo në vitin 2019, siç thonë zagarët e Sandrit, Ilir Metës dhe të Belinda Ballukut, që paguhen me paratë e korrupsionit për të sajuar.
Arapi tha në një lidhje për “Opinion” se mbështetja financiare nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit është 32.8 milionë euro.
Arapi është përfaqësues i SPAK dhe jo i Klodian Zotos. Ai tha se vetëm 32 milionë euro është mbështetja nga buxheti i shtetit shqiptar, ndryshe nga sa thonë zagarët e Sandrit, Metës dhe Monikës, 430 milionë euro.
Faraudin Arapi: Inceneratori i Fierit ka një kontratë koncesionare me vlerën rreth 32.8 milionë euro. Punimet e ndërtimit dhe të përfundimit të saj kanë patur si afat përfundimtar kohor 24 Tetorin 2022.
Blendi Fevziu: Afatin e shtyrë se afatin primar e kanë patur në 2019.
Faraudin Arapi: Jo, jo. Këto janë të pasakta. Unë jam administratori i ngarkuar nga Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Blendi Fevziu: Kur duhet të mbaronte me kontratën koncesionare dhe jo me ju?
Faraudin Arapi: Kontrata koncesionare është 24 tetor 2022. Këto janë të gjitha trillime, shpifje. Investimi në objekt është investim i taksapaguesve shqiptarë, pra ka mbështetje financiare nga buxheti i shtetit në vlerën 32.8 milionë. Unë kam ardhur në këtë detyrë duke filluar nga Dhjetori 2021 dhe e vazhdoj.
Unë mbështes hetimin e pavarur të Prokurorisë dhe nuk kam ardhur për askënd nga ata. Kam vënë në shërbim të organit të akuzës gjithë dokumentacionin. Impianti, godina është aty, ajo është një vepër arkitekturore, është në fazën përfundimtare. Unë nuk përfaqësoj Klodian Zoton, nuk përfaqësoj punën e bërë nga paraardhësit, unë jam shteti, përfaqësoj shtetin. Si kanë punuar ato kompani, janë objekt i hetimit të SPAK.
Mbështetja financiare e buxhetit është realizuar deri më tani 29.8 milionë, plus 5 milionë të investuara për ndryshimin e tipologjisë së terrenit, deri më tani objekti është 37 milionë vlerë investimi, jo nga fondet buxhetore. Ka ndryshuar vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Fier, nga Patosi në Mbrostar. Deri sa doli leja e ndërtimit, më pas filluan punimet ndërtimore. Kontrata e koncesionit e ka 6 vjet, nga të cilat 20 muaj i ka ndërtim, 4 vite operim dhe 6 muaj transferim Bashkisë së Qarkut Fier.