osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Arrestohet dhunuesi i gazetarit! Adriatik Doçi falënderon uniformat blu: Punë profesionale, mesazh që krimi nuk mund të godasë median e lirë

VIDEO/ Arrestohet dhunuesi i gazetarit! Adriatik Doçi falënderon uniformat blu: Punë profesionale, mesazh që krimi nuk mund të godasë median e lirë

Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar pas arrestimit të dhunuesit të tij dhe zbardhjes së ngjarjes nga ana e policisë. Adriatiku ka falënderoj policinë për punën shumë profesionale që ka bërë, duke e konsideruar zbardhjen e ngjarjes një lehtësim shumë të madh për të dhe familjen e tij.

“Së pari, dua të shpreh vlerësimin maksimal për Policinë e Shtetit, për punën profesionale, të guximshme, pa ndalim, madje deri pas mesnate, të komisariatit nr. 5, drejtuesit e të cilit zbuluan në kohë rekord autorin e sulmit fizik ndaj meje, bashkë me suportuesit e tij.

Ky është një lehtësim i madh për mua, familjen dhe miqtë e mi. Vlerësoj gjithashtu interesimin e posaçëm të ministrin Blendi Çuçi për zbardhjen e ngjarjes. Vlerësoj mbështetjen dhe solidaritetin maksimal të drejtuesve të Report Tv.

Ky është edhe një mesazh i shtetit për të gjithë kolegët e tjerë gazetarë, të cilët nesër mund të sulmohen nga segmente të krimit të organizuar. Ashtu siç edhe deklarova ditën e parë, sulmi është paguar nga nyje të krimit të organizuar për shkak të detyrës, për të krijuar frikë dhe kufizuar raportimin. Hetimet do të tregojnë më shumë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas për të ndarë me publikun të vërtetat me interes publik”, ka shkruar Adriatik Doçi.

Ky është momenti kur arrestohet autori i dhunës fizike të ushtruar ndaj gazetarit të Report TV Ardiatik Doçi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, autori i veshur me rroba sportive është shoqëruar nga disa efektivë policie.

Në datën 13 nëntor, Redon Skutera ka sulmuar fizikisht gazetarin Adriatik Doçi teksa ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij.