Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se më 6 dhjetor ditën që Shqipëria pret lidrët e BE, do të zhvillohet dhe protesta e opozitës.
Balla shkruan se Berisha thërret protestë në një dikë historike për të turpërruar Shqipërinë. Ai ndër të tjera Berishën e quan tradhtar dhe thotë se po i shpërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR!
Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes.
Por tradhëtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë.
Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?!
O vëllezër e motra ky tradhëtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhëtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian.