Inceneratori i Fierit shumë shpejt do të nisë procesin e djegies së pleherave. Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi tha mbrëmë se duhen edhe 1.3 milionë euro që inceneratori të fillojë punën.
Arapi është caktuar nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme si administrator. Paratë nga buxheti i kalojnë atij, i cili dokumenton çdo shpenzim.
Arapi tha se ka përfunduar 98% e investimit. Kontrata nuk ka asnjë ndryshim. Sipas kontratës, punimet duhet të përfindojnë në 2022.
Pohimet e administratorit çmontojnë kauzën e aleancës së korrupsionit për të marrë biznesin e inceneratorëve, duke shuar ëndrrat e tyre për të bërë para me plehra.
Më poshtë deklaratat e Faraudin Arapi