Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e ‘stacioneve policore’ të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
SHBA ‘kërcënohet’ hapur, Koreja e Veriut lëshon raketën me rreze të mjaftueshme për të goditur territorin amerikan
Safeguard Defenders, një organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Evropë, publikoi një raport në shtator ku zbulohet prania e dhjetëra “stacioneve të shërbimit” të policisë kineze në qytetet e mëdha anembanë botës, përfshirë Nju Jorkun.
Republikanët në Kongres kanë kërkuar përgjigje nga administrata Biden për ndikimin e tyre.
Në raport thuhet se stacionet janë një zgjatim i përpjekjeve të Pekinit për të ushtruar presion ndaj disa shtetasve kinezë ose të afërmve të tyre jashtë vendit, për t’u kthyer në Kinë e për t’u përballur me akuza penale. Ai gjithashtu i lidhi ato me aktivitetet e Departamentit të Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës, një organ i Partisë Komuniste i ngarkuar me përhapjen e ndikimit dhe propagandës së saj jashtë shtetit.
“Jam shumë i shqetësuar për këtë. Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre stacioneve”, tha zoti Ëray në një seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, duke pranuar ekzistencën e tyre por duke refuzuar të detajojë punën hetimore të FBI-së për këtë çështje.
“Por për mua, është skandaloze të mendosh se policia kineze do të përpiqet të hapë pika, le të themi, në Nju Jork, pa koordinimin e duhur. Kjo cenon sovranitetin dhe anashkalon proceset standarde të bashkëpunimit gjyqësor dhe ligjzbatues”.
Zoti Ëray, i pyetur nga senatori republikan Rick Scott nëse stacione të tilla shkelin ligjin e SHBA-së, tha se FBI “po shqyrtonte parametrat ligjorë”.
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfshirë ligjvënësit Greg Murphy dhe Mike Ëaltz, i dërguan letra Departamentit të Drejtësisë në tetor duke pyetur nëse administrata e Presidentit Joe Biden po hetonte ekzistencën e stacioneve të tilla duke argumentuar se ato mund të përdoren për të frikësuar banorët amerikanë me origjinë kineze.