Ka përfunduar seanca në Apel për ish-minisitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Bëhet me dije se është shfuqizuar masa ndaj tij dhe që nga sot Tahiri është qytetr i lirë.. Prokuroria ka dështuar me provat e paraqitura si prova shtesë si rastin e blerjes së një kostumi dhe të një byzylyku.
Dëshmia e marrë nga këto dëshmitar nga Italia nuk kishte asnjë lidhje me deduksionet qesharake të prokurorisë. Pasi u janë dërguar fotot e Tahirit, e tregtari i bizhitureve dhe ai i veshmbathjeve, kanë deklaruar se kurrë nuk e kanë parë në dyqanin e tyre Saimir Tahirin, bile tregtari bizhuterive deklaroi se nuk ka shitur asnjëherë byzylyk me vlerë 15 mijë euro, por disa bizhuteri dhuratë për afro 5 mijë euro.
Lajmin e ka konfirmuar avokati Maks Haxhia i cili në një komunikim për media nënvizoi se Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë të re.
Por gjykatësia kamikaze që ndodhej e “gatëshme” gjithmonë për “Çështjen Tahiri”, Liljana Baku, duhet të vendoset para përgjegjësisë ligjore, për vendimet e marra kundër Tahirit dhe të akuzuarëve të tjerë të kësaj çeshtje, ku na rezulton se të gjitha vendimet i janë rrëzuar. /Ekskluzive.al