Mirush Kabashi është mjeshtri i madh i filmit dhe teatrit me shumë interpretime brilante që kanë marr duartrokitje publiku dhe kanë ndezur emocione.
Aktor i orëve të para të filmit shqiptar dhe artist i kalibrit të madh , edhe pse në pension ai vazhdon të jetë aktiv në publik, por sa i takon jetës private gjithmonë ka ditur të ruajë një profil të ulët publik. Por së fundmi aktori ka bërë një urim për bashkëshorten e tij. Ajo ka festuar ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë çifti ka festuar 35 vjetorin e martesës.
“Dy gëzime në një ditë! Ditëlindja jote: Edhe 100 vite të tjera e dashur Lola! Dhe 35 vjetori i martesës sonë: Jetofshim e gëzofshim së bashku… e pse jo… edhe “Martesën e Arte” (50 vjetorin)!!!”, shkruan artisti krah fotos ku i ka dhuruar një buqetë të madhe bashkëshorte së tij, Lola.