osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vëllai i Monika Kryemadhit, identik si rasti i Alqi Bllakos: Përse po vepron me dy standarde SPAK-u?

Vëllai i Monika Kryemadhit, identik si rasti i Alqi Bllakos: Përse po vepron me dy standarde SPAK-u?

Alqi Bllako është mes emrave të arrestuar dhe që po mbahet në arrest me burg nga ana e SPAK për hetimin e nisur në lidhje me inceneratorët.

Mes akuzave që rëndojnë ndaj ish-deputetit socialist është ajo e përfitimit të paligjshëm duke shpërduar detyrën. SPAK thotë se babai i Alqi Bllakos është paguar për dy vite 150 mijë euro si i punësuar në inceneratorin e Tiranës.

Për këtë Alqi Bllako po mbahet në qeli, ndryshe nga Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, ndaj të cilit ka një padi të mirëdokumentuar në SPAK në lidhje me favoret që ka përfituar nga koncesioni i kolaudimit, duke shfrytëzuar pushtetin e së motrës dhe të Ilir Metës.

Alqi Bllako akuzohet se te çështja e inceneratorëve ka pasur konflikt interesit, duke punësuar edhe të atin. Po a nuk është i njëjti rast edhe ai për Drini Kryemadhin, vëllain e Monika Kryemadhit që u punësua në 2013 me rrogë thuajse 4 mln lekë te koncesioni i kolaudimit, madje si mekanik i thjeshtë?

Dëshmitë dhe dokumentacionet tregojnë se jo vetëm kaq, por Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Emrin e tij e ka lakuar edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, madje edhe vetë Edi Rama.

Por, përballë këtyre akuzave SPAK ka ndjekur një tjetër standard, atë të heshtjes. Heshtja e prokurorisë së Posaçme nuk lidhet më shumë me mungesën e provave se sa me mungesën e vullnetit. Provat janë sheshit. Drini Kryemadhi u rehabilitua te kolaudimi si nder i kthyer nga kompania SGS për Ilir Metën, që në 2009 loboi dhe votoi koncesionin e majmë.

Në 2014, një mori transfertash shtojnë në xhepat e Drini Kryemadhit edhe miliona lek të tjerë, veç rrogës më të lartë se drejtori i koncesionit në atë periudhë. Voxnews.al ka treguar me dokumente se si shtetasi Nuri Peti, rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini)

– më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.

– më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti.

– më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 euro.

Nuri Peti, për të gjithë ata që nuk e dinë ende, është vjehrri i Drini Kryemadhit. Në dhjetor të vitit 2020, muaji në të cilin koncesioni i SGS-së përfundon Drini Kryemadhit i arkëtohet rreth 32 mln lek pagë mujore, pa asnjë arsyetim shtesë.

Këta janë shembujt që tregojnë dy standardet e SPAK-ut, ku njërin e trajton si të njërkës, e tjetrin si të nënës. Rasti është nga ata që minon besimin te drejtësia e re, aq e trumpetuar nga politika, mbështetur nga ndërkombëtarët dhe besuar nga shqiptarët. Sa për këta të fundit, sondazhet e këtij viti kanë treguar rënie të besimit dhe një prej faktorëve është edhe standardi i dyfishtë i prokurorisë së posaçme.

Që të mos mbahet mend si drejtësia e plepave, apo drejtësia e ‘KÇK’-së, gjëja e parë që SPAK duhet të bëjë është që të ruajë një standard për të gjithë.(Voxnews.al)