Daniela Toçi është vajza nga Kukësi, e cila përveçse me zërin e bukur, bëri për vete publikun edhe me historinë e saj, ku çdo fundjave shkonte në fshatin e saj dhe ndihmonte prindërit me punët.
Për të marr pjesë te “The Voice Kids” asaj ju desh të sfidonte kushtet e vështira në të cilat gjendej familja e saj për të bërë realitet ëndrrën.
Siç e dini Daniela ka qenë pjesë e skuadrës së këngëtares Miriam Cani dhe gjithmonë e ka treguar dashurinë e madhe që ka ndaj trajneres së saj.
Një ditë më parë ajo e ka surpizuar Miriamin duke i dërguar një letër shumë prekëse. “Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për gjithë skuadrën”, shkruan Daniela në letrën e saj.
Miriami është emocionuar shumë nga kjo letër dhe ka shkuar dy fjalë për Danielën e vogël: “Faleminderit për këtë surprizë të bukur zemër”./Panorama Plus