osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zonja Marku, nuk duhet të pritet Vettingu për këtë ngjarje!

Zonja Marku, nuk duhet të pritet Vettingu për këtë ngjarje!

Prokurori Artan Lulja është vënë në shënjestër të sharjeve dhe akuzave publike këto ditë. Ai kishte nën hetim çështjen e vrasjes së një të riu, Marvi Mihali. Tre nga bashkëpunëtorët në vrasjen, që tronditi Tiranën një vit më parë, ai i liroi, pasi ndryshoi akuzën nga “bashkëpunim në vrasje” në “moskallzim krimi”. Por familja e djalit të vrarë ngriti zërin.

Shkruan Mentor Kikia

Media ngriti zërin. Njerëzia bërti nëpër rrjetet sociale. Drejtuesi i prokurorisë ia hoqi çështjen këtij, dhe ia kaloi një tjetër prokurori. Ai e ndryshoi sërish akuzën dhe gjykata e ndryshoi sërish vendimin, duke i kthyer të tre bashkëpunëtorët në burg.

Pa marrë përsipër të bëjmë gjykatësin e prokurorit, jemi përballë faktit se një prokuror i liroi ata nga akuzat e një i vuri sërish nën akuzë. Kush ka të drejtë? Njerëzit kanë të drejtë të jenë të revoltuar nga ajo që ndodhi. Një video e kamerave të sigurisë, e bërë publike, tregon se të rinjtë e arrestuar kanë qenë pjesë aktive e grupit që kreu krimin. Padyshim që thikën vetëm njëri e përdori, por të tjerët ishin pjesë e sulmit. A ishin ata vetëm “moskallëzues”?

Moskallëzues do të thotë të kesh dijeni për një krim e të mos denoncosh. Ata nuk u ndodhën rastësisht në skenën e krimit. Ata ishin nisur të gjithë bashkë për të sulmuar viktimën.

Sërish unë mendoj se nuk duhet të bëjmë gjykatësin e prokurorit, pavarësisht interpretimit të ngjarjes. Por ajo që duhet bërë me urgjencë është sqarimi i pozicionit të këtij prokurori. Nëse ai qëllimisht ka ndryshuar akuzën, ai nuk mund të qëndrojë më aty, asnjë ditë. Më e pakta duhet të pezullohet. Nëse ai ka të drejtë, atëherë përse u mor vendimi i kundër nga kolegu i tij?

Ndaj kryeprokurorja Marku, duhet të ndërhyjë sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën.
Nuk duhet të presim vetëm Vettingun.