osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha nuk është vetvetja, pas tij fshihet Berisha

Lulzim Basha nuk është vetvetja, pas tij fshihet Berisha

Nënvleftësimi i faktorit “Berisha” në PD është naivitet politik. Modeli politik që ai transmeton është i dëmshëm për shoqërinë dhe vetë këtë forcë politike, por asesi nuk duhet menduar se nuk ngjit në kategori të caktuara militantësh brenda PD-së.

 Altin Ketro

Kur në një shkrim të mëparshëm i jepja meritën Lulzim Bashës që ndërhyri në momentin e duhur për të tërhequr turmën përpara ministrisë së Brendshme, pata kritika se përse i duhet njohur kjo meritë atij ndërkohë që ishte po ai që i dërgoi protestuesit në derë të ministrisë. Isha i ndërgjegjshëm kur nxora këtë konkluzion, nisur nga ndjesia ime e brendshme duke vendosur në peshore Lulzim Bashën kryetar sot, me Sali Berishën kryetar dje.

Dhe, si për të ma përforcuar bindjen time, ndërhyri vetë Berisha me një status në Facebook ku situatën e 26 majit 2018 e krahasonte me 14 shtatorin 1998, bile theksonte se po të mos kish ndërhyrë Basha, protestuesit do kishin ngritur flamurin tek ministria e Brendshme njësoj siç e ngritën më 14 shtator tek kryeministria.

Nisur nga kjo, nuk mund ta relativizosh atë çka ndodhi tek ministria e Brendshme. Situata aty mund të dilte nga çasti në çast jashtë çdo kontrolli dhe për këtë do mjaftonin edhe nja dy- tri çarje të tjera kokash protestuesish prej gurëve që vinin prapa nga turma, dhe tensioni “kush e bëri” e “qysh ndodhi” mund të precipitonte në përleshje trup më trup midis policisë dhe protestuesve.

Tashmë që nuk ndodhi gjë, mund ta anashkalosh duke e trajtuar si diçka që s’do kish mundësi të ndodhte, por ne nuk duhet të presim të ndodhë e keqja që pastaj t’i kërkojmë llogari Lulzim Bashës se përse nuk ndërhyri.

Nënvleftësimi i faktorit “Berisha” në PD është naivitet politik. Modeli politik që ai transmeton është i dëmshëm për shoqërinë dhe vetë këtë forcë politike, por asesi nuk duhet menduar se nuk ngjit në kategori të caktuara militantësh brenda PD-së.

Sali Berisha hyn tek ajo kategori që s’e ka për gjë që çdo veprim të tij ta quaj të ligjshëm, ndërkohë që po të njëjtin veprim, po ta kryejë kundërshtari, e konsideron të kundërligjshëm. Berisha është prototipi i meskinit që traun e vet e bën qime, dhe qimen e kundërshtarit e bën tra.

Sulmin mbi godinat qeveritare më 14 shtator dhe grushtin e dështuar të shtetit që pasoi, ai i konsideron më se normal, ndërkohë që vrasjet që kreu më 21 janar i përligj si normale në kuadër të mbrojtjes së institucioneve pas një grushti shteti të supozuar prej tij.

Atë që ndodhi në vitin 1997 e konsideron revolucion bolsheviko-komunist që rrëzoi me dhunë pushtetin e tij, ndërkohë që ka 5 vjet që bën përherë thirrje për revolucion, që tashmë e quan demokratik, që do rrëzojë qoftë edhe me dhunë pushtetin e Ramës. Ka me mijëra paralelizma që mund t’i bësh Berishës mbi ato që ka bërë e thënë dikur, e atyre që bën e thotë tani, ku për të njëjtën situatë mendimi i tij është kontrovers.

Duke qenë nën këtë lloj modeli të të bërit politikë, Lulzim Bashës i shihen me lupë çdo lloj lëvizje politike që bie ndesh me mentalitetin anakronik të Berishës. Më e fundit ishte ndërhyrja te ministria e Brendshme në momentet më deçizive për të evituar rëndimin e situatës, gjë që me modelin “Berisha” nuk do të kish ndodhur. Berisha i ka jetikë politike protestuesit e rënë dëshmorë dhe për këtë mjafton të shikosh hiperbolizimin e njërit prej tyre për gjakun që i rridhte nga koka.

Gabimi i Lulzim Bashës është se nuk po e kupton që dështimi i tij vjen nga fakti që nuk po del plotësisht nga hija e Berishës. Elektorati nuk e merr seriozisht dhe gjithmonë mbizotëron perceptimi se pas Bashës është Berisha. Thjesht, Lulzim Basha nuk është vetvetja.

Që të bëhet i tillë e të ketë sukses, ai duhet të shkëputet plotësisht nga Sali Berisha dhe modeli i tij i dështuar. Koha e mirënjohjes në politikë përfundon kur mirëbërësi nuk të lë të rritesh vet dhe të trajton gjithnjë si fëmijë, pra të mban nën tutelë për të orientuar hapat në jetë.

Shumë prej aksioneve politike që Basha ka ndërmarrë kanë ngjashmëri me modelin “Berisha”. Edhe aksioni i fundit me përgjime dhe futje në kurth të kundërshtarëve, është tipike e Sali Berishës. Ai është vetëquajtur me mburrje “Arkiva”, domethënë një model “Espinoze” që mbledh ç’të mundë, lloj- lloj materialesh për rivalët politikë dhe i mban si shantazh për t’i përdorur kur i nevojitet në ditë të vështira. Ky kopjim i keq modeli, kur mban në sirtar për 4 muaj një material të sajuar dhe pastaj atë e bën kauz politike, të nxjerr si dordolec politik në sytë e opinionit publik.

Kryetari i PD-së bëri disa hapa themelorë që tentonin ta shkëpusnin nga Berisha, duke filluar që nga përbërja e grupit parlamentar, deri tek ai i mbështetësve në Kuvendin Kombëtar. Ajo që ai duhet të bënte dhe që padyshim do ta konsolidonte si lider të vërtetë, duhet të ishte mospërfshirja e Sali Berishës në listën për deputet.

Gjithsesi, edhe pse sot ai e ka aktiv Berishën brenda partisë, në rast se do që të dalë me sukses në zgjedhje, i duhet ta largojë përfundimisht atë nga radhët e PD-së.

Lulzim Basha, sot për sot është një kryetar partie që nuk ka asnjë shans që të vijë në pushtet. Si i tillë, ai s’ka se çfarë të humbë edhe sikur të bëhet armik me Sali Berishën. Përkundrazi, do fitojë shumë në sy të opinionit publik.

Frika se mos ndoshta kjo do çojë në ndarje të partisë, do të jetë një efekt i përkohshëm. Sali Berisha, ka disa arsye që nuk mund ta rivalizojë më Lulzim Bashën. Ai s’mund të ngrejë parti të re për shumë faktorë: arsye moshe; arsye betimi që nuk rikthehet më si kryetar partie; arsye nostalgjie për PD-në si themelues i saj; arsye kreditesh të ulëta në elektorat; arsye kompleksi se ishte ai që e emëroi me vullnetin e tij Bashën kryetar. Në këto kushte, Lulzim Basha duhet të shfrytëzojë situatën kur ka pas vetes në shumicë, hëm grupin parlamentar, hëm anëtarët e Kuvendit.

Lufta e Lulzim Bashës karshi Berishës duhet të nisë qysh tani. Natyrisht, efektet e saj nuk mund t’i ndjejë që në zgjedhjet vendore të 2019-ës. Ato ai nuk i fiton dot. Por ai ka shansin e mirë që duke e përzënë Berishën tani, të nisë një riorganizim të PD-së sipas një modeli dhe fryme të re perëndimore. Efektin e përkohshëm negativ të mbështetësve të Berishës, le ta marrë më mirë në zgjedhjet vendore. Në fund të fundit, ata s’e shohin Bashën si lider të tyrin dhe ekziston mundësia që të jenë sabotatorë të mundshëm për ta rrëzuar pastaj nga froni.

Kur kritikoj Berishën, kjo nuk do të thotë që dua të ngre lart Bashën. Edhe ai ka kusuret e veta për të cilat ende nuk është përgjigjur. Por, përderisa ai është kryetar i PD-së duhet ta pranojmë si të tillë me të mirat e këqijat e tij, përndryshe pastaj i bie që të caktojmë se cili duhet të jetë kryetari i opozitës.

Pavarësisht kundërshtive që kam me lidershpin e saj të dikurshëm e të tanishëm, mua më intereson një opozitë dinjitoze dhe e fortë. Nuk e kërkoj të fortë me muskuj, se për atë kemi modelin e dështuar “Berisha”. Dua një opozitë të fortë në mendim dhe gjykim, që bën politikë kurajoze e të emancipuar, që ofron alternativa dhe jo përgjime babalesh, opozitë me ide dhe plot kulturë, jo rrugeçër që të vjen ndot t’i dëgjosh.

Një opozitë plot virtyte, e bën edhe mazhorancën më të përgjegjshme. Ka shumë drejtues të niveleve poshtë që në kushtet e një opozite të çoroditur, pa mbështetje popullore, të cilës s’i njihet lideri i vërtetë, bëhen arrogantë ngaqë iu hip vetja në qejf prej mendimit, jo të pabazë, që me këtë lloj opozite s’biem kurrë nga pushteti.

Kjo është arsyeja që unë kërkoj një opozitë cilësore, e cila ndihmon veten të rritet dhe mazhorancën të mos gabojë. Kështu ajo bëhet e besueshme dhe hyn si e barabartë në sfidën për pushtet në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Por, që t’ia arrijë kësaj, Lulzim Bashës i duhet fillimisht të rrëzojë murin “Berisha”. Koha për ta bërë këtë është tani.

Është në dorën e tij të vendosë përfundimisht për të ardhmen e vetë politike e të partisë që përfaqëson, duke u shkëputur nga konfuzioni që po e shoqëron: të ndahet a të vijojë modelin “Berisha”. Tik-taku i orës politike xhiron vrullshëm dhe sa më herët ta kuptojë këtë Lulzim Basha, aq më shpejt do t’ia shijojë frytet. Të shohim…