Një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit do të bëhet një shtetas francez pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron këtë mëngjes.
Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe jetën e tij.
(Presidenti Emanuele Macron me Mamoudou Gassama)
Përveçse ka fituar shtetësinë franceze, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, i është ofruar edhe një vend pune, si pjesë e brigadës së zjarrfikësve.
Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrti fëmijën në më pak se 1minutë, u kap në video dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.
(Mamoudou Gassama mori nënshtetësinë nga presidenti Macron)
Gassama, i cili tha se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend, është fotografuar me takimin me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee këtë mëngjes.