osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trondit juristi Romeo Kara: Ja si u zhduk pa lënë gjurmë këshilltari i Dritan Priftit dhe si u helmua ish-ambasadori Qazim Tepshi pasi piu kafe me familjarin e Ilir Metës

Trondit juristi Romeo Kara: Ja si u zhduk pa lënë gjurmë këshilltari i Dritan Priftit dhe si u helmua ish-ambasadori Qazim Tepshi pasi piu kafe me familjarin e Ilir Metës

Juristi Romeo Kara ka nxjerrë detaje të forta për disa çështje shumë të ndejshme dhe që vijojnë edhe sot e kësaj dite të jen të mbushura me mister. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka folur për zhdukjen e ish-këshilltarit të Dritan Priftit, Eduard Belegu dhe lidhjet e Ilir Metës me këtë çështje. Gjithashtu Romeo Kara ka komentuar dhe një tjetër vdekje e çuditshme, e cila është ajo ish-ambasadorit të Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi. Juristi ka folur për kafen e fundit që piu me një person të afërt familjar të Ilir Metës dhe ajo ishte kafja e tij e fundit.

– Zoti Kara, në këtë intervistë të sotmen dëshirojmë të trajtojmë disa çështje shumë të ndejshme dhe që vijojnë edhe sot e kësaj dite të jen të mbushura me mister. Një prej tyre është zhdukja e ish-këshilltarit të Dritan Priftit, Eduard Belegu. Ka shumë zëra se thonë që ai është vrarë. Kështu që më lejoni t’ju pyes se a është kaq e lehtë në Shqipëri të zhduket pa gjurmë një personazh i tillë si Eduart Belegu, biznesmen dhe njeri i lidhur me politikën?

Ajo çfare unë di per Eduart Belegun, tashme është thene e sterthene ne media, por, duke qene se, institucionet perkatese nuk reagojne, duke heshtur ne menyre djallezore dhe te frikshme, atëherë une po ripercjell pa luajtur asnje presje nga cfare kanë shkruar, lidhur me shqetësimet e te ndjerit Dritan Prifti, i cili e ka pasur edhe këshilltar Belegun, te shpallur prej pothuaj tri vitesh i vdekur me vendim gjykate. Dritan Prifti akuzonte: “Agron Kuliçi duhet të thotë ku është këshilltari im. Dhe Ilir Meta i implikuar, sipas tij.

Dritan Prifti, ish ministri i LSI, i cili si për koincidencë sot nuk jeton më, e lidh zhdukjen e Eduard Belegut me kupolën e lartë të qeverisë së asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ish ministri i ndjerë i LSI, vetëm disa ditë pas largimit nga detyra, nxori në skenë kontrabandën e madhe të naftës Virgin, në të cilën ishin implikuar që nga tatimet e deri te doganat dhe kupola e Policisë së Shtetit e asaj kohe.

Si kupolën drejtuese të kësaj kontrabande, Dritan Prifti përmendi ish zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçi. Pikërisht ish truprojën e Sali Berishës, i cili për hir të së vërtetës ishte drejtuesi real i Policisë së Shtetit, e njeriut që mbaronte të gjitha punët e shefit të tij.

Prifti e akuzoi Kuliçin dhe për zhdukjen e ish-këshilltarit te tij Belegu. Këtu ka përmendur Ilir Metën, si të implikuar. Dritan Prifti në mënyrë publike kërkoi prej tyre të tregonin se ku ka përfunduar ish këshilltari i tij. “Agron Kuliçi është një person për të cilin unë dyshoj për shumë mëkate disa prej të cilave ia kam thënë Berishës me kohë. Kurse këshilltari im Eduard Belegu është arrestuar me bujë pa shkak të përligjur dhe për të më kërcënuar mua si ministër.

Tani Belegu është zhdukur dhe Agron Kuliçi duhet të thotë ku është Belegu”, ka deklaruar Dritan Prifti në atë kohë. “Nëse hetohet deri në fund zhdukja e ish këshilltarit tim, mund të jetë mbase një nga hetimet e shekullit në këtë vend.” Belegu nuk është larguar në asnjë vend tjetër, siç është varianti i policisë. Policia edhe sot u thotë familjareve të tij: na thoni se ku ka shkuar Belegu.

“Prokuroria dhe policia nuk e kanë marrë asnjëherë seriozisht denoncimin tim për zhdukjen e Belegut, se ai është i zhdukur nga të tjerë dhe jo vetë. Mua më vjen shumë keq që drejtësia nuk ka vepruar.” Edhe në video-përgjimin e shfaqur, Meta e përmend Belgun. “Ai kishte kohë që më kërkonte largimin e tij”, akuzonte në atë kohë ish ministri i LSI-se. A eshte e lehte te zhduket nje njeri kur ai ka lidhje me politiken-pyesni ju? Faktet flasin qarte: sigurisht qe po. Ky realitet nuk le vend per hamendesime.

Kjo politike, e ka mbyllur prej kohesh qarkun e sigurise, per te notuar e qete ne kriminalitetin e saj. Polici-prokurori-gjykata dhe sindikata ekzekutuese kriminale, prej kohesh jane bashke, ne sherbim te njera-tjetrës, duke na imponuar me cinizem ne emer te ligjit dhe drejtesise, pushtetin e krimit.

– Lidhur me zhdukjen e Belegut, edhe Dritan Prifti, pavarësisht akuzave të forta që bëri për zhdukjen e këshilltarit të tij, ai nuk u thirr asnjëherë në prokurori që të jepte shpjegime. Keni një koment?

Dritan Prifti beri diversionin e tij, por kurre nje kallezim te plote per te provokuar sistemin e drejtesise. Edhe ata qe u akuzuan prej tij, preferuan te heshtin, duke u kordinuar sigurisht me inaktivitetin kriminal te policise dhe prokurorise. Fillimisht Belegu u shpall i zhdukur dhe me pas i vdekur, duke i vene te pakten perkohesisht kapak ceshtjes se tij. Sipas medias se kohes, Dritan Prifti kishte deklaruar se:

“Belegu po përgatitej të denonconte Policinë e Prokurorinë për arrestimin e tij të kotë, por dhe mbështetjen politike që iu dhanë akuzave ndaj tij, sidomos nga ish zv.kryeministri Ilir Meta, papritur u zhduk. Emri i Agron Kuliçajt më del në kontrabandën mafioze të naftës Virxhin, por edhe në disa veprime mafioze të tjera. “Pra, prokuroria jo vetem duhet te hetonte zhdukjen e Belegut, por edhe faktet e provat se si, qysh e tek, i dilte Dritan Priftit, Kuliçi i perfshire ne kontrabanden lidhur me naften Virxhin. Moszbulimi i kesaj afere duhet te jete shkaku kryesor perse prokuroria mbylli syte, veshet dhe zyrat per te investiguar ne thelb kete çeshtje.

– Ndërkohë një tjetër vdekje e çuditshme është ajo ish-ambasadorit të Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi. Ju pak kohë më parë keni ngritur dyshime serioze për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi e të Zamir Stefanit, të dy dëshmitarë i privatizimit të OSSH-së. Sipas jush, Tepshi vdiq nga një atak në zemër pak para shpërthimit të skandalit të CEZ, në shtator të vitit 2015.

Nga i njëjti shkak në mënyrë misterioze vdiq edhe Zamir Shtefani, vetëm pak javë pas dhënies së dëshmisë për aferën CEZ. Dhe ai dinte shumë pasi ishte një ndër juristët dhe drejtuesit më të vjetër të kësaj ministrie dhe njeriu-simbol që përballonte dhe bënte gjithë punën specifike juridike në këtë ministri, referuar një deklaratë të bërë nga ju. A m,und të na toni më shumë rreth këtyre dy ngjarjeve të bujshme?

Une kam permendur edhe emra te tjere, te cilet kane pasur lidhje apo dijeni, lidhur me afera te ndryshme ne vend, apo konflikte me pushtetaret me te korruptuar. Dyshime ngjall vdekja e Mirjan Kapos, Dash Shenes, Gim Xhixhes, Aleksander Ndokes, Viktor Skejes etj. Nese ne nuk zbardhim keto njolla te erreta te se kaluares, e ardhmja kurre nuk do te mund te entuzjazmohet.

Une kam konstatuar nga burime direkte se, ish-ambasadori Tepshi, ka qene i ngarkuar direkt nga Meta, per te prezantuar Ismailajn si njeriun e tij dhe te Berishës prane CEZ-it, lidhur me mbledhjen prej tij te 460 million eurove debi, gjysma e te cilave do te perfitohej nga Ismailaj dhe ata qe e prezantuan ate. Pasi kreu misionin e prezantimit, gje te cilen e ka pranuar edhe vete administratori cek i CEZ-it ne Tirane, duhet te kete pasur nje tentative per t’a shmangur ambasadorin Tepshi nga perfitimet e kesaj afere. Me sa thuhet, atij i eshte premtuar fillimisht 12% e fitimit, por me pas nuk i eshte mbajtur ky premtim. Per t’a nxjerre teresisht jashte loje, ai eshte aksidentuar ne Prage ne menyre qe te mos merrte pjese ne takim-pazarin e fundvitit 2010 midis Metes, Ismailajt dhe drejtuesve te CEZ-it ne Prage.

Besoj se ambasadori Tepshi ka mbajtur shenime ne nje bllok te vecante lidhur me kete afere, por askush nuk ka qene i interesuar t’a zbuloje permbajtjen e tij. Pikërisht ne shtator 2015, kur afera CEZ-DIA shpertheu ne parlament, ambasadori Tepshi ftohet me insistim per kafe nga nje i panjohur, i cili iu prezantua si njeri i afert i familjes Meta. Pak pas konsumimit te kafese perballe selise se LSI-se, ambasadori Tepshi ka shfaqur shqetesime dhe konvulsione te cilat cuan ne humbjen e jetes se tij.

Edhe pse ka pasur dyshime per helmim me striknine, kurre nuk u be nje autopsi lidhur persa me siper, duke shtuar dyshimet akoma me teper. E cuditshme eshte qe, ne te njejten menyre humbi jeten edhe Zamir Stefani, i vetmi deshmitar i aferes se privatizimit te CEZ-it qe deklaroi perpara komisionit hetimor parlamentar se: “Veprimet tona ishin me porosi dhe miratim nga lart”. Qe te arrijme tek drejtesia qe duam, duhet te themi pa dogane dyshimet dhe te vertetat tona, me më shume vendosmeri, se sa eshte heshtja e qellimshme e sistemit te drejtesise dhe politikës. Intervistoi: Rigels Seliman