osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historike / Gjykata Kushtetuese përmbys mafien e kredive të këqija, rrëzon ligjin dhe mënyrën llogaritjes së kamatëvonesave për qytetarët që nuk paguajnë dot bankat. A do kthehen mbrapsht pasuritë e bllokuara me dhunë?

Historike / Gjykata Kushtetuese përmbys mafien e kredive të këqija, rrëzon ligjin dhe mënyrën llogaritjes së kamatëvonesave për qytetarët që nuk paguajnë dot bankat. A do kthehen mbrapsht pasuritë e bllokuara me dhunë?

Gjykata Kushtetuese godet mafien e kredive.

Gjashtë vjet nga miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile, Gjykata Kushtetuese ka dalë kundër parlamentit dhe ka shpallur si antikushtetues një paragraf të nenit 511 që bën fjalë për mënyrën se si llogariten kamatëvonesat atëherë kur qytetarët nuk paguajnë dot kredinë.

Bëhet fjalë për dhjetëra rastet kur shtetasit shqiptarë përfunduan të paditur në gjykatat civile nga institucionet financiare dhe bankare dhe që sipas këtij vendimi atyre ju shkelën të drejtat mbasi u referuan në zbatim të kodit tek një metodologji diskriminuese

Me argumentin e shkeljes së kushtetutës, gjyqtarët kushtetues shpallën se dispozita numër 5 cënon të drejtën e pronës private dhe nxiti pasigurinë juridike.

Të gjithë ata që firmosën një kontratë bankare konsumatore dhe që nuk paguan në kohë kredinë me kalimin e kohës u kthyen në borxhlinj dhe të paditur në gjykatat civile me të njëjtin ligj me të cilin lëshohen urdhër ekzekutimi për kamatëvonesat e kredimarrësve tregtarë.

Me këtë dispozitë tashmë të shfuqizuar në urdhër ekzekutimet e gjykatave, qytetarit i llogaritej kamatëvonesa nga përmbaruesit sipas një metodologjie që është përpiluar për një kategori tjetër kredimarrësish.

Liria kontraktore sipas gjyqtarëve kushtetues preket në mënyrën se si ligji urdhëron përllogaritjen e kamatës sipas ligjit numër 48 të vitit 2014. Kjo llogaritje u zbatua nën frymën e kodit të procesdurës civile edhe pse ligji i 2014 e përjashton konsumatorin

Gjykata civile e cila inicoi procesin në gjykatën kushtetuese deklaron për Top Channel se çdo ditë mesatarisht 10 deri në 15 gjyqtarë shqyrtuan padi të tilla me urdhra ekzekutimi ku në njërin krah ishin institucionet bankare dhe në tjetrin qytetarët

Në këtë mënyrë dhjetëra shtetas ngecën në urdhra ekzekutimi për kamat vonesat që shpesh kalonin vlerën e principalit.

Gjykata konsideron se stabiliteti bankar dhe ndërgjegjësimi i kredimarrësve për të respektuar kushtet e kontratave përbën interes publik për qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit

Menjëherë sapo të botohet në Fletoren Zyrtare, Kuvendi ka gjashtë muaj kohë që të plotësojë ligjin.

Po çfarë do të bëhet me mijëra qytetarë që janë rrjepur nga mafia e kredive, pra nga grupet që kanë mbledhur borxhet e bankave?!